Qytetarët e Tetovës nuk besojnë në realizimin e projekteve të premtuara (VIDEO)


Hapja e bulevardeve, transporti publik, zgjidhja e problemit të mbeturinave komunale, janë disa nga premtimet e reja(vjetra) të kryetares së Komunës së Tetovës Teuta Arifi për vitin 2019.

Këto premtime kryetarja e Tetovës i bën çdo vit, por në terren nuk ka asgjë prej tyre., reporton Tv Tellma.
Në vend që të hapen, një pjesë e bulevardit “Bllagoja Toska” dhe “Industrialja” janë kthyer në parkingje të egra, ndërsa kaosi në komunikacion po rritet gjithnjë e më shumë.

Qytetarët nuk besojnë se do të realizohet diçka nga projektet e shumë premtuara për qytetin e Tetovës.

Këshilltarët e opozitës, thonë se komuna nuk ka mundësi financiare për për të bërë investime kapitale pasi sipas tyre është e mbipunësuar. Ata thonë se “gati gjysma e buxhetit duhet të ndahet për pagat dhe kontributet e të punësuarve në administratën komunale”.

Ndërsa nga Komuna e Tetovës thonë se viti 2019 do të jetë më i relaksuar në kuptimin e borxhit të trashëguar dhe më efikas në realizimin e projekteve.

Prej atje theksojnë se vendimi i qeverisë për të paguar 51 për qind të borxheve të komunave është një mundësi e mirë, por edhe përgjegjësi që duhet të kuptohet seriozisht.

Baby Boo