Qytetarët e Shqipërisë të irr*ituar me masat shtrënguese nga Kosova: As ata mos të vijnë te ne


Masat e reja të vendosura nga qeveria e Kosovës për shkak të rritjes së shifrave me COVID, kanë krijuar radhë të shumta automjetesh në pikën kufitare të Morinës. Kjo pasi për çdo qytetar që futet brenda kufirit të Kosovës kërkohet dëshmi vaksinimit, test PCR negativ jo më të vjetër se 72 orë apo test serologjik në 30 ditët e fundit.

Qytetarët që udhëtojnë nga Shqipëria thonë se nuk është e drejtë kjo masë për sa kohë qytetarët nga Kosova udhëtojnë drejt Shqipërisë pa asnjë kusht të tillë.
Madje njëri prej tyre thotë se do të kalojë tranzit nëpër Kosovë, por nuk po i lejohet të kalojë.

Baby Boo