Qytetarët e revoltuar: O Visar Ganiu a je këtej, shih shkollën “Liria” në çfarë kushte është?/VIDEO


Shkolla Fillore “Liria” në Çair është në gjendje të mjerueshme. Një nga shkollat qendrore të arsimit fillor në Shkup po shkatërrohet dhe se reshjet e djeshme të shiut, kanë bërë që të përmbyten ambiente të saja të brendshme. Uji ka kapluar tavanin e shkollës, por edhe sallën e edukatës fizike, ku uji ka nisur të shkatërrojë edhe dyshemenë. Pamjet e publikuara nga qytetarë të kësaj komune janë shqetësuese. Qytetarët kanë theksuar se kryetari aktual i komunës, Visar Ganiu ka afat prej disa orësh për të sanuar gjendjen, pasi që ai ishte zotuar se arsimi dhe shkollat janë prioritet gjatë mandatit të tij. “O Visar Ganiu a je këtej pari, shiko se në çfarë derexhe janë shkollat, sidomos shkolla elitare dikur e Shkupit”. (INA)

 

    
Baby Boo