Qytetarët e revoltuar kërkojnë përgjegjësi për ngjarjen në Gostivar


Qytetarë të shumtë sonte janë mbledhur në Gostivar, ku pas shumë kërkimeve kanë gjetur trupin e pajetë të Xhejha Mexhiti e lindur në vitin 2001 në Zdunje të Gostivar e cila kishte rënë në lumin Vardar.

Siç mesohet vajza duke ikur nga qentë endacak, nga pakujdesia kishte rënë në shtratin e lumit.

Qytetari A.Z i cili kishte dalë për të kërkuar trupin e vajzës për Pa Censurë deklaron: “Kush do mbajë përgjegjësi për këtë jetë të humbur ku janë personat që mbajne poste publike”

Strehimi i qenve endacak ishte edhe njëri nga premtimet kryesore të kryetarit të komunës së Gostivarit, por edhe pse u ndërtua një strehimore e tillë, nuk ka arritur që të zgjidhet problemi i tërësishëm.

Baby Boo