Qytetarët e Maqedonisë akoma skeptik për blerjet online

Qytetarët e Maqedonisë ende janë skeptikë rreth blerjes përmes internetit. Pothuajse të gjithë qytetarët kanë qasje në rrjetin global, por ende preferojnë të blejnë nga dyqanet.

Baby Boo

Qytetarët e Maqedonisë ende kanë frikë të blejnë në internet, megjithëse krahasuar me vendet e Ballkanit, kanë një përqindje më të lartë të qasjes në internet në familje, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Krahasuar me vendet evropiane, Maqedonia është në nivel të ulët të shkathtësive digjitale. Në mënyrë që të arrihet trendi botëror, është e nevojshme të rritet ndërgjegjësimi dhe kapacitetet e ndërmarrjeve të tregtisë elektronike si dhe të pajtohen me ligjet evropiane.

Arsyeja më e madhe pse qytetarët e Maqedonisë shmangin blerjen në internet është sepse për ta është e rëndësishme ta provojnë artikullin para se ta blejnë atë. Qytetarët e vendit nuk kanë aftësi të mjaftueshme, ose kanë frikë për sigurinë e tyre.

Qytetarët e Maqedonisë e përdorin internetin më së shumti për rrjetet sociale ose telefonat, për të luajtur dhe shkarkuar lojra./Telegrafi/