Qytetarët ankohen për mungesë të insulinës gjatë verës


Sistemi shëndetësor në Maqedoni akoma funksionon me probleme nga më të ndryshmet.

Qytetarët shprehen të ndarë sa i përket shërbimeve që marrin nga qendrat mjekësore nëpër qytet. Të pyetur nga TVM2 sa i përket furnizimit me insulinë, një pjesë e qytetarëve thonë se i marrin me kohë dhe rregullisht insulinën, derisa disa të tjerë shprehen se gjatë verës pëballen me mungesë të insulinës dhe detyrohen të paguajnë në mënyrë private nga xhepi i tyre.

“Nuk jam aspak e kënaqur. Shumë jane shtrejtuar barrerat, nuk mundemi . Ja siç e shihni une barti qese me barrera dhe sërish nuk ka”…

“Çdo muaj që shkoj ka, dmth unë i marr me rregull dhe ka, ja psh sot shkoj dhe do i marr. Edhe gjatë verës edhe gjatë dimirt i marr regullisht ska problem”…

“Po, ka ka insulin. Jemi falenderues për këtë”…

“Këtu momentalisht ka dhe gjithëherë ka pasur, asnjehere s’më kanë kthyer pas. Gjatë verës së kaluar ka qenë më keq por tani ka dhe jam i kënaqur personalisht”….

“Nuk ka. Ja është hera e 5 që vij për të marr LANTUS por thonë qe akoma nuk e kanë marrë. Kështu shpesh ndodh, mund të kaloj 1 muaj ose 2 pa marrë insulinë, e çfarë të bëjmë ne dibatikët. Zgjidhjen e gjejm duke i blerë privatisht nga xhepi yne, madje edhe kushtojne 5 euro një kushton”….

“Atë që e marrë une kishte, por ka disa lloje tjera qe nuk i kanë. Ka 1 ose 2 vite qe marr rregullisht une dhe dmth nuk kam probleme. Ndersa ka disa te tjera qe i kthejnë pas pasi ka mungesë”, thanë qytetarët e anketuar.

Megjithatë, nga Ministria e Shëndetësisë kanë bërë të ditur se me ligjin e ri për furninzime me barrëra do tu jepet fund të gjitha anomalive sa i përket furnizimit me insulin kurse premtuan se gjatë kësaj vere dibatetikët do të mund të pajisen rregullisht me insulinat përktëse.

Ndryshe në Shkup dhe rrethinë ka gjithsej gjashtë barnatore për insulinë. Gjysma prej tyre gjatë peridhuës verore do të punojnë me kapacitet të përgjysmuar, për shkak të mungesës së kuadrit.

Baby Boo