Qytetarët ankohen për çmime më të larta të transportit, transportuesit thonë se çmimi është i njëjtë

ilustrim

Qytetarët ankohen për rritje të çmimeve edhe të transportit, ndërsa transportuesit thonë se po punojnë me humbje, shkruan Alsat.
“Nuk ma lejojnë buxheti të përdor taksi më shpesh biçikletë ose autobus”, thotë një qytetar.
Përfaqësuesit e taksive të kryeqytetit thonë se çmimorja ka mbetur e njëjtë, ndërsa kërkojnë nga autoritetet të marrin masa për konkurrencën jolojale me qëllim që të mos ketë rritje të çmimit të shërbimeve. .

“Ka zgjidhje që të mbetet çmimi i njëjtë që të jenë të kënaqur qytetarët e institucioneve mos u kushtojë asnjë denarë. Do të thotë të dalin inspektorët dhe ta pastrojnë konkurrencën jo lojale. Ata janë taksistë që nuk kanë licenca, taksi pa taksimetra fiskale dhe taksistë të cilët nuk janë të lajmëruar në Agjencinë për punësim, ose pensionistë. Do të thotë pensionistë punojnë si taksistë”, u shpreh Sasho Rajçajnovski, Grupi i taksive Shkup.

Nga Ndërmarrja për Qarkullim Publik në Shkup thonë se nuk do të ndryshojnë çmimet e biletave, gjë që u konvenon qytetarëve.
“Çmimi i biletave edhe më tej do të mbetet e njëjtë, mendojmë se me këtë masë NQP Shkup do tu ndihmojë qytetarëve gjatë krizës ekonomike në të cilën ndodhemi”, tha Despina Trajkovska Dimova, NQP.

“Vetëm autobusin e shfrytëzoj. Si janë çmimet e autobusit? 25 denarë një biletë dhjetë bileta 250 denarë”, u shpreh një qytetar.
Agjencitë e transportit ndër urban thonë se ndodhen në pozitë shumë të vështirë dhe se po punojnë me humbje. Rreth një muaj më parë, çmimet e biletave për udhëtim ndërurban shënuan rritje prej rreth 25%./ Alsat.mk

Baby Boo