Qumshti i devesë bën mrekulli!


Njihet si “Gold Elixir” në Lindjen e Mesme dhe është faktikisht përbërja më e afërt me qumështin e gjirit. Nuk po flasim për qumështin e dhisë por për atë të deveve. Njerëzit ne Lindjen e Mesme e kanë përdorur prej shekujsh këtë qumësht, ndërsa duke parë përfitimet shëndetësore të tij, vetëm kohët e fundit ka nisur edhe eksporti në vende të tjera, si në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, prej fermave të rritjes së këtyre kafshëve në shkretëtirë.

Më poshtë po ju njohim me 4 përfitimet shëndetësore që ky qumësht mbart:

Diabeti – Një artikull i publikuar në Medical News Today, i referohet një studimi indian, në të cilin tregohet se qumështi i deveve përmban nivele të larta të insulinës, apo një proteinë të ngjshme me insulinë, e cila kalon në stomak pa u shkatërruar.

Kanceri – Një studim i publikuar në Food Cehemistry tregon se një substancë e quajtur lactoferrin, e cila është gjetur në qumështin e deveve mund të jetë tepër fitimprurëse për të gjithë ata që vuajnë nga kanceri i zorrës së trashë. Ky studim tregon se ky lloj qumështi ndalon riprodhimin e qelizave kanceroze të zorrës së trashë. Është vënë re ngadalësimi në masën 50% e riprodhimit të këtyre qelizave të dëmshme, vetëm 48 orë pas futjes së qumështit të devesë në organizëm.

Autizmi – Në muajin prill të vitit 2014, Pediatric Research publikoi rezultatet e një studimi dy javor me fëmijët e prekur nga autizmi, të cilëve iu ishte dhënë qumësht deveje dhe gjatë së njëjtës kohë, në kushte laboratorike ishte matur niveli i vrazhdësisë së autizmit. Ata vunë re forcim të sistemit imunitar dhe rënie të nivelit të stresit.

Alergjitë – Sipas një studimi të mjekëveYosef Shabo, Reuben Barzel, Mark Margoulis dhe Reuven Yagil, fëmijët të cilët janë të prekur nga alergjitë e ushqimit, jo vetëm kanë qenë në gjendje të tresin dhe të pranojnë në organizmin e tyre këtë lloj qumështi, por edhe janë përmirësuar sa i takon reagimit të trupit ndaj alergjisë ushqimore.

Baby Boo