Quçuk: Anëtarsimi në Nato dhe BE arrihet me politikë të unitetit


Eurodeputeti bullgari, Ilhan Quçuk i cili është raportuesi për Maqedoninë e Veriut në Kuvendin Evropian tha se “anëtarësimi në NATO dhe BE arrihet vetëm me politikë të unitetit”.

“Vinë zgjedhjet dhe gjithmonë ka ndjeshmëri në procese gjatë zgjedhjeve, por zgjedhjet janë edhe moment që të binden qytetarët së është koha që të përkrahin platformat aktive të përditësuara politike. Pa dallim nga rezultati i zgjedhjeve, duhet të gjendet konsensus rreth udhëheqjes shtetërore. Ka reforma të vështira dhe për këtë shkak është e rëndësishme të ketë vend edhe për shumicën kuvendare por edhe për opozitën. Maqedonia fitoi shumë për shkak se nuk bojkotoi proceset”, tha Quçuk.

Sipas tij, Evropa dhe institucionet evropiane do të ndihmojnë por reformat duhet të udhëhiqen nga partitë politike në vend.

“Procesi i integrimit është i dyanshëm. Në njërën anë kemi institucionet evropiane, në anën tjetër janë partitë politike në vend. Është koha që të kapni reformat e vështira dhe të domosdoshme, që të ketë rrugë të qartë për qytetarët e Maqedonisë”, tha ai.

Baby Boo