Quajti tekstet e tij banale, Don Xhoni i kthehet Sinan Vllasaliut: Ato që s’i ke arrit me vite, i kam bërë me 22


Vijon përplasja verbale mes këngëtarit të njohur të muzikës popullore Sinan Vllasaliu dhe këngëtarit më në zë të repit, Don Xhoni.

Kësaj here reagimi vjen nga Don Xhoni.

Ai ka reaguar në rrjetin e tij social Instagram pasi këngëtari Sinan Vllasaliu tha për Don Xhonin se “Nuk e njoh këtë çunin. Kam dëgjuar tekstet, ato tekste banale nuk i kam shkruar unë. Nëse ke një fjalor të tillë se kam bërë unë por ti, ti merre përgjegjësinë”.

“Heshtje gjithandej! Krejt këto rekorde që po i thyej qysh s’po ju vjen marre mu krahasu masnej. Ato që si keni mrri me vjet jam tu i thy me 22 vjet bebe, jam tu a q* rekordet rënd. Pranoje ose jo senet shihen, njerëzit flasin. Këto janë fakte, hala kam me jep shumë e me ju bind çdo dit e më shumë o dashamirët e mi. Urime ky vit i ri e ishalla veq hajër e gëzime.”, shkruan Don Gjoni në Instagram.

Këngëtari i njohur i muzikës popullore Sinan Vllasaliu u përfshi në një përplasje verbale në shkurt të vitit që lamë pas me këngëtarët më në zë të repit, Mozzik dhe Don Xhoni.

Baby Boo