QSHP Kumanovë – Shtatë të sëm*urë të rinj me Kovid-19,të gjithë nga klastere të njohura


Qendra e shëndetit publik Kumanovë në 24 orët e fundit, ka regjistruar katër pacientë të rinj me Kovid 19, njoftuan sot zyrtarët nga institucioni shëndetësor publik. Janë shëruar 31 persona. “Të sëm*urit nga Kumanova janë nga klastere të njohura”, tha dr. Arif Latifi, drejtor i Qendrës së shëndetit publik Kumanovë.

Sot, janë kryer gjithsej 52 teste, nga të cilat 19 sipas “Termini im” dhe 33 sipas indikacioneve epidemiologjike. Që nga fillimi i epi*demisë, sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë në territorin e Qendrës shëndetit publik Kumanovë, 813 persona janë diagnostikuar me k*ovid, nga të cilat 174 raste aktualisht janë aktive.

Baby Boo