Qormemeti: “Besoni o njerëz se ka virus”


Arbana Qormemeti:

Faji mbetet jetim! ?
Mos e kërkoni fajin askund, faji mbetet te vet qytetari i pakujdesshëm. Jo më kot e gjithë bota i izolua, besoni o njerëz se ka virus. Virusi të merr në qafë, Dibra e përjetoi më keq se asnjë qytet tjetër. Në kohën kur ne u karantinuam, të gjithë na shikonin me “ syrin e djallit”. Ndërkaq, ne duruam dhe fituam.Dibranët ishim personat e padëshiruar që për arsye urgjente edhe në spitalet e ndryshme jashtë vendit, na shikonin si ujqër dhe ngjitës të virusit. Një muaj u rrethuam me ushtri e polici, zëri s’na u dëgjua. Asnjë revoltë nuk u shpreh, përveç se i luteshim Zotit të shpëtojmë. Falë besimit , këshillave dhe rekomandeve ne u pastruam nga kjo murtajë. O dashamirë të këtij vendi, duroni , qëndroni në shtëpi, rrini të qetë, ta mbijetojmë pandeminë, t’i ikim infeksionit dhe vdekjes. Dibra pa pikë virusi do e përjetojë përsëri orën policore, si “peshqesh” nga pakujdesia e qyteteve tjera. Hallall e keni!
Nëse ju rrini në shtëpi, nuk keni kontakt me njerëz, do e arrijmë fitoren. Bashkërisht të mendojmë për rininë, nxënësit dhe studentët, të vijojnë me mësim të rregullt në shtator. Nuk shkohet me inat, por me logjikë!
Me durim dhe qetësi , të respektojmë rregullat që të vijmë në jetën normale!
Lutemi për Ju! ?

Baby Boo