QMK Maqedoni: Shtatë zj*arre janë lokalizuar në 24 orët e fundit


Në 24 orët e fundit në territorin e vendit ka shtatë zj*arre të gjitha të lokalizuara, ndërsa më pas të shuara dhe nuk janë zj*arre të mëdhenj pyjorë, informoi Ilija Bojarovski nga Qendra për Menaxhimin e Kr*izave ( QMK) në konferencën e sotme për shtyp.

“Nga një zj*arr u regjistrua rreth qyteteve Shkup, Ohër, Krushevë dhe Negotinë, ndërsa katër bimë dhe bar të tillë me rrënjë të ulëta ka rreth Manastirit. Duke e pasur parasysh situatën me numrin e zj*arreve në hapësirë të hapur, si dhe situatën e favorshme hidrometeorologjike, Shtabi i Përgjithshëm për Menaxhimin e Kr*izave pranë QMK-së rekomandoi Qeverinë të marrë një vendim për heqjen e ndalesës për lëvizje në pyje, miratuar më 3 gusht. Kjo dje edhe ndodhi, kështu që Qeveria mori vendim për heqjen e ndalesës për lëvizje në pyll, i cili u miratua në përputhje me propozimin e Ministrisë së Bujqësisë”, kujtoi Bojarovski.

Ai theksoi se Shtabi i Përgjithshëm për Menaxhimin e Kr*izave është ende duke e monitoruar dhe koordinuar situatën me zj*arret, ndërsa forcat e sistemit të menaxhimit të kr*izave janë në gatishmëri të vazhdueshme për të aktivizuar kërkesën e shtabit. “Shtabi i Përgjithshëm për Menaxhimin e Krizave e udhëzoi QMK-në të përgatisë kërkesa për mbështetje nga Ushtria për të siguruar forcat e nevojshme tokësore dhe forcat ajrore që të jenë plotësisht të përgatitur për nevojat e shuarjes së zjarrEVE në rast nevoje dhe në këto ditë kur kemi heshtje dhe ndërprerje të plotë të zj*arrit”, tha ai.

Bojarovski gjithashtu theksoi se Drejtoria për Mbrojtjen dhe Shpëtimin duhet të jetë e përgatitur me ekipe për shuarjen e zj*arreve në hapësirë ​​të hapur, ndërsa MPB-ja, përmes sektorit të policisë pyjore përmes shërbimeve inspektuese kompetente të kryej kontroll të rregullt në drejtim të mbrojtjes dhe parandalimit të zja*rreve të shkaktuara në hapësirë të hapur dhe nëse shkaktohen.

Baby Boo