QMK jep informacione pas vërshimeve të djeshme në Shkup


Pas reshjeve të dendura të shiut dhe erës së fortë që goditi Shkupin dje pasdite, në numrin e telefonit 195 dhe përmes numrit të emergjencës 112 janë pranuar rreth 180 njoftime.

Prej tyre, për hapësirat e përmbytura në ndërtesat kolektive – 80 njoftime, për pemët e rrëzuara – 40 njoftime, për automjetet e dëmtuara si dhe rrugë e nënkalime të përmbytura – nga 20 njoftime secila, strukturat e dëmtuara të çatisë – 15 njoftime, përçuesit e dëmtuar të rrymës elektrike, shtylla të rrëzuara dhe problemet e tjera me energjinë elektrike – pesë njoftime.

Siç informojnë nga Qendra për menaxhim me kriza – QMK, të gjitha këto raporte dhe probleme për zgjidhjen e tyre sipas prioritetit i janë përcjellë: Brigadës për mbrojtje nga zjarri, Qytetit të Shkupit, komunave dhe ndërmarrjeve publike në qytet.

Pas stuhisë ekipet mbrojtëse kanë intervenuar në dhjetëra raste për nxjerrjen e ujit që kishte hyrë nga ndërtesat dhe vendet kritike.

“Në rrugët publike të Shkupit, Ndërmarrja Publike “Ujësjellës Kanalizime” njofton se në mbrëmje dhe gjatë natës është punuar me cisterna dhe vakum në shkarkimin e ujërave të grumbulluara dhe në zhbllokimin e ujërave të zeza atmosferike në vendet kritike (nënkalimet dhe rrugët kryesore) dhe po ashtu sipas raportimeve të qytetarëve të rreth 40 vendeve të tjera. Mëngjesin e sotëm situata është normalizuar”, njoftojnë nga ndërmarrja.

Nga aty shtojnë se EVN raporton se janë hequr defektet anësore, defektet në sistemin elektrik të shkaktuara nga shkarkimet atmosferike dhe era e fortë në disa zona të qytetit dhe rrethinës gjatë natës, përveç fshatrat Dvorcë dhe Radushë të Komunës së Sarajit, ku banorët janë ende pa energji elektrike.

Sipas njoftimit nga Policia e komunikacionit dhe SPB Shkup, nga rreth mesnata gjendja e të gjitha rrugëve është normalizuar dhe sot në mëngjes komunikacioni dhe transporti publik urban po zhvillohet normalisht.

Baby Boo