Qindra qytetarë në RMV kanë pranuar dozën e tretë të vaksinës


Ministria e Shëndetësisë njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë vaksinuar 3.458 qytetarë, 873 prej të cilëve kanë pranuar dozën e parë, ndërkaq numri i personave të vaksinuar në vendin tonë shkon në 793.179 persona, ndërkaq janë rivaksinuar 743.374 qytetarë. Ministria e Shëndetësisë njofton se dozën e tretë të vaksinës e kanë pranuar 571 qytetarë.

“53% e qytetarëve mbi 40 vjeç janë rivaksinuar ndërsa 33% e popullsisë nga 18 deri në 39 vjeç kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës”, theksojnë nga Ministria e Shëndetësisë.

Baby Boo