Qindra qytetarë lëshohen nga karantina shtetërore


Njëqind e pesëdhjetë e tre persona nga 210 në karantinë shtetërore në kodrën e Diellit, janë lëshuar për në shtëpitë e tyre.

Lëshimit të personave të karantinuar, i ka paraprirë kontrolli mjekësorë, ndërsa izolimi i tyre edhe pse nuk kanë simptoma të virusit korona, duhet të vazhdojë në shtëpi për katërmbëdhjetë ditë të tjera. Për 14 ditë, do duhet të izolohen edhe familjarët e tyre, të cilët me makinë kanë ardhur t’i marrin nga kodra e Diellit. Lëshimin e personave të karantinuar në Kodrën e Diellit, e ka ndjekur nga afër zëvendësministri i Punëve të Brendshme Agim Nuhiu.

Baby Boo