Qindra pjesëmarrës në një tubim në Shkup në mbështetje të Rusisë (VIDEO)


Në Shkup dje para ambasadës ruse u mbajt një pr*otestë në mbështetje të Rusisë.
Qindra protestues ishin pjesë e kësaj pro*teste të organizuar nga partia politike “Rodina Makedonija”.
Pro*testuesit brohoritën emrin e presidentit rus Vladimir Putin dhe u valëvitën flamuj rusë.

Ata poashtu dërguan mesazhe ku shprehnin mbështetje për Rusinë, popullin rus dhe shprehnin mbështetje për Putinin dhe politikat e tij. Lidhur me pushtimin rus të Ukrainës, disa pjesëmarrës theksuan se nuk ishte një pushtim i vendit, por një operacion për shkombëtarizimin dhe çmilitarizimin e shtetit ukrainas.

“Ne duam të shprehim mbështetje publike dhe të qartë për Rusinë dhe popullin rus, i cili sot, si në të kaluarën, po përballet me sulmin e nazi-fashizmit në Evropë. Jo për rusofobinë, jo për futjen e Maqedonisë në listën e zezë për pushkatim”, tha Zoran Jovançev nga partia “Rodina Makedonija”.

Dy javë më parë, në të njëjtin vend u mbajt një protestë kundër pushtimit ushtarak rus në Ukrainë, organizuar nga shoqata ukrainase “Lesya Ukrainka”. Protesta u mbulua edhe nga Zëri Amerikës. (INA)

Baby Boo