QIKA: Punët e shtëpisë të mos kryhen vetëm nga gratë


Qendra për Informim, Kritikë dhe Aksion – QIKA, ka organizuar një aksion simbolik për shënimin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas. Aksioni është zhvilluar në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.

“Nga kriza që solli pandemia Covid-19 gratë pësuan dukshëm më shumë në të gjitha rrafshet. Të dhënat në nivel global tregojnë se një numër i madh i grave kanë humbur vendet e punës, një pjesë tjetër e tyre kanë qenë viktima të dhunës në familje si edhe shumica e grave u ballafaquan me ngarkesa të mëdha me punët e shtëpisë, të cilët padrejtësisht shihen si “punë të grave”, thuhet në njoftimin e QIKA-së.

Aksioni protestues kishte për qëllim të vinte në pah kohën, përkushtimin dhe mundin që shpenzojnë gratë në mirëmbajtjen e shtëpisë dhe kujdesin ndaj të tjerëve, si edhe të kundërshtojë këtë formë të padrejtë të ndarjes së punëve brenda shtëpisë.

Baby Boo