Qeverisjet lokale të Greqisë veriore kërkojnë referendum për marrëveshjen e Prespës

Kryetarët e komunave të pjesës veriore të Greqisë kërkojnë mbajtjen e referendumit për marrëveshjen me Greqinë, që “t’ju jepet qytetarëve mundësi ligjore ta pranojnë ose të refuzojnë marrëveshjen”.

Baby Boo

Në mbledhje në Selanik, organizuar nga Këshilli Rajonal të Maqedonisë Qendre, në praninë e Kryetarëve dhe përfaqësuesve të Këshilleve komunal të pjesës së Maqedonisë Qendrore, kryetarët e shoqatave të komunave nga e gjithë Greqia, me përfaqësues të profesorëve universitar, është miratuar Rezolutë që do t’i dërgohet Qeverisë greke dhe partive politike, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Marrëveshja e Prespës, paraqet humbje diplomatike dhe kombëtare dhe është i dëmshëm për interesat dhe ardhmërinë e vendit dhe qytetarëve grek. Asnjëra nga qeveritë e Greqisë në të kaluarën nuk e ka pranuar identitetin “maqedonas” apo “gjuhën maqedonase” që janë rrënjët e irredentizmit të fqinjëve tanë”, shkruhet në Rezulotë.

Siç raportojnë nga AIM, qeverisjet lokale të Maqedonisë thonë se nuk pajtohen me marrëveshjen e arritur, dhe i bëjnë thirrje Qeverisë dhe partive politike të mos e ratifikojnë duke paralajmëruar veprime brenda dhe jashtë Greqisë “për ta informuar publikun”, liderët, vendet ndërkombëtare dhe shefat e organizatave ndërkombëtare për çështjen e Shkupit.

“Kërkojmë nga qeveria të organizojë referendum për “marrëveshjen e Prespës” që qytetarëve t’ju jepet mundësia të zgjedhin me “pro” apo “kundër”.