Qeveria ta ndryshojë protokollin! “Askush s’mund të kërkojë letërnjoftime në lokale”


Të gjithë jemi duke parë se si në tavolina të lokaleve nuk janë duke u ulur vetëm nga dy miq, por edhe nga tre edhe katër që nuk janë të një familje. Kjo është në kundërshtim me protokollin e Qeverisë.

Inspektorët tashmë kanë thënë se ata nuk do t’i legjitimojnë klientët për të vlerësuar se a janë ose jo të një familje. Por këtë sipas tyre mund ta bëjnë kamarierët

Por me inspektorin Paunovski nuk pajtohet avokati Aleksandër Tortevski dhe profesorit Ljubomir Fërçovski. Në emisionin “Click plus” që të dy protokollin e vlerësuan si një vendim idiotesk të Qeverisë. Avokati Aleksandër Tortevski shton se klientët nuk ka të drejtë t’i legjitimojë as kamarieri sepse kjo është jashtë ligjeve dhe Kushtetutës.

“Inspektorët nuk mundeshkan t’i legjitimojnë, por thonë se këtë do t’ua lënë kamarierëve që të legjitimojnë dhe të caktojnë se kush është i një familjeje. Kjo është një çmundëri e cila praktikisht në të gjitha fushat përcillet. Ne mund të gjejmë qindra shembuj të tillë që janë miratuar në gjendje të jashtëzakonshme të cilat tregojnë se personat që vendosin për protokollet as nuk kanë lidhje me të drejtën dhe kushtetutën”, tha Aleksandër Tortevski, avokat.

Edhe profesori universitar, Lubomir Fërçovski është i të njëjtit mendim. Protokolli është vendim idiotesk, e për këtë fakt ai kërkon që Qeveria ta shfuqizon të njëjtin. Sipas tij protokolli është edhe diskriminues.

“Ai është vendim idiotesk. Unë nuk e di se kujt i është kujtuar ajo. A është ai Dekret i Qeverisë apo interpretim i disa rregulloreve të cilat i sjellin inspektorët se si të sillemi. Megjithatë, kjo ka konsekuencë rreth mënyrës se si trajtohet familja. Ju mund të hyni në kafene dhe të thoni se jeni një familje, partnere te ndryshme, të cilat nuk janë familje, por jetojnë bashkë në një mjedis dhe nuk kanë mbiemër të ndryshëm. Si do ta definojnë këtë? Kjo është një formë diskriminuese, vendim idiotesk të cilin Qeveria duhet qetë dhe pa zhurmë ta tërheq menjëherë”, tha Lubomir Frçovski, profesor universitar.

Se do të kërkojë ndryshimin e protokollit ka palajmëruar ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi. Ai do kërkojë që në një tavolinë kafeneje të ulen edhe katër veta që nuk janë të një familje.

Nga Komisioni për Sëmundje ngjitëse për TV21 thanë se masa që u propozua nga ata është e mirë dhe nuk mendojnë të propozojnë ndryshimin e saj, për shkak se siç thonë ata insistojnë në atë që katër persona të qëndrojnë në tavolinë nëse janë familjarë, të jenë në distancë, të dezinfektohen hapësirat ku qëndrojnë të njëjtit dhe të mbahen maska nga kamarierët.

Nga Komisioni gjithashtu thanë se ata me masën nuk kanë propozuar edhe legjitimim të klientëve, sepse kjo është çështje e policisë.

Përndryshe, në protokollin që e propozoi Qeveria njëra ndër masat më kontradiktore u paraqit ajo që mundëson që në një tryezë të ulen katër persona, por nëse janë familjarë. Inspektorët dje u distancuan nga përgjegjësia që ata të definojnë termin se çfarë paraqet familjarë, ata që kanë lidhje gjaku e nuk jetojnë në shtëpi apo banesë, apo ata që nuk kanë lidhje gjaku e që jetojnë një mjedis. Këtë dallim nga komisioni nuk e sqaruan në detaje, kurse sipas Fërçovskit dhe Tortevskit kjo masë duhet të vlejë për ata që jetojnë në një vend. Megjithatë kjo është edhe më e vështirë për t’u definuar në praktikë.

Baby Boo