Qeveria: Sonte nuk do të ketë orë policore, shkak Bajrami


Zëdhënësit e Qeverisë, Dushko Arsovski dhe Muhamed Hoxha kanë njoftuar për masat e miratuara dje në seancë qeveritare.

Kanë bërë të ditur, se sonte nuk do të ketë orë policore, për shkak të Fitër Bajramit.
“Me masat e miratuara, ndalesa e lëvizjes fillon në ora 24:00 dhe do të vazhdojë deri në ora 04:00, duke filluar nga nesër, deri më 18 maj. Përjashtim nga regjimi i veçantë i lëvizjes, janë orët e mbrëmjes sonte, gjatë kohës së festës fetare, Bajramit të Ramazanit”, njoftuan zëdhënësit

Baby Boo