Qeveria realizon vetëm 20 për qind të investimeve kapitale


Qeveria pret ekspansion ndërtimorë nga mesi i vjeshtës dhe dimrit. Në tremujorin e tretë e sidomos në të katërtin, do të ketë rritje drastike të realizimit të investimeve kapitale. Këto janë parashikimet e reja optimiste të ministrit të Transportit dhe Lidhjeve, Goran Sugareski pasi u publikua se në shtatë muajt e parë të vitit janë shpenzuar vetëm 20% nga 390 milionë eurot e parapara për projekte kapitale, që është niveli më i ulët në 10 vitet e fundit.

Presim intensifikimin e punëve në pjesën e gazifikimit pasi është intensifikuar puna me shpronësimin e gazifikimit, për çka gjithashtu janë siguruar mjete nga buxheti që ky numër të rritet. Gjithashtu, me nënshkrimin e aneks- marrëveshjes për aksin e parë Kumanovë- Bellakovcë, në mënyrë intensive të vazhdojë ndërtimi i kësaj pjese pasi edhe atje ka mjete që janë në Ministrinë e transportit dhe lidhjeve. Kjo do të shprehet në tremujorin e tretë, por më shumë presim në tremujorin e katërt”- tha Goran Sugareski, ministër i Transportit dhe Lidhjeve.

Nga opozita shprehen se Qeveria s’mundet më të arsyetohet me projekte të këqija të projektuara nga pushteti paraprak.

Në këtë periudhë janë realizuar 20% të mjeteve, si është e realizueshme ekonomikisht që deri në fund të vitit për 60% të rritet realizimi i këtillë dhe të bëhet ekspansion i tillë ndërtimorë për këto dy muaj. Kjo do të ishte mirë, por mendoj se nuk duhet të jesh ekonomist që të shohësh se ky është një kurth tjetër i pushtetit dhe gënjeshtër e re për qytetarët e Maqedonisë”- u shpreh Liljana Kuzmanovska, kryetare e Komisionit për Financim dhe Buxhet.

Të dhënat e publikuara nga Ministria e Financave tregojnë se prej fillimit të vitit janë realizuar vetëm 80 nga 390 milionë eurot e planifikuara për projekte kapitale. Kompetentët janë optimistë se ky vit do të mbarojë sipas planit gjegjësisht me realizimin e investimeve kapitale prej mbi 80%.

Aleksandra Spasevska

Baby Boo