Qeveria reagoi ndaj qëndrimeve të Sofjes: E drejta e vetëvendosjes dhe vetidentifikimit janë vlera themelore evropiane


Marrëveshja për Miqësi, Fqinjësi të Mirë dhe Bashkëpunim me Republikën e Bullgarisë krijon kornizë juridike dhe ofron instrumente për menaxhim të çështjeve bilaterale dhe ne jemi të përkushtuar në zbatimin e saj, deklaruan nga Qeveria në lidhje me memorandumin të cilin Sofja ua dorëzoi vendeve anëtare të BE-së.
“Me Republikën e Bullgarisë jemi aleatë në NATO, kemi detyrim të përbashkët që t’i përmirësojmë marrëdhëniet e mira fqinjësore, bashkëpunimin e ndërsjellë dhe të ndërtojmë miqësi”, thonë nga Qeveria.

Qeveria e Maqedonisë së Veriut thekson se e drejta e vetëvendosjes dhe vetidentifikimit janë vlerat themelore evropiane dhe përfitime civilizuese dhe se veçantia e gjuhës maqedonase dhe identitetit etnik maqedonas janë fakt i pakontestueshëm.
“Gjuha maqedonase është pjesë përbërëse e letërnjoftimit të Maqedonisë së Veriut në Kombet e Bashkuara dhe pjesë e shumë gjuhëve moderne dhe të njohura të cilat mësohen në universitetet e gjithë botës. Në shekullin 21 në Evropë, pranimi të kaluarës, por edhe i të tashmes janë reflektim i politikës përgjegjëse dhe të pjekur dhe miqësi e vërtetë”, konsideron Qeveria.

Sipas Qeverisë, thëniet dhe deklaratat të cilat përmbajnë ofendime nuk krijojnë miqësi.
“Miqësia është rrugë me dy kahe dhe më së shumti varet nga vetë ne, nga respektimi ynë i vlerave dhe parimeve evropiane. Marrëveshja për Miqësi, Fqinjësi të Mirë dhe Bashkëpunim nënkupton dhe kërkon përgjegjësi dhe pjesëmarrje nga të dyja palët”, thonë nga Qeveria.

Baby Boo