Qeveria premton pagë minimale 20 mijë denarë!


Derisa Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë së Veriut nuk po arrin të mirret vesh me Qeverinë për rritjen e pagës minimale nga 15 mijë denarë në 18 mijë denarë, Ministrja e Punës dhe politikës Sociale, Jovanka Trancevska tha se Qeveria synon deri në fund të mandatit rrogën minimale ta bëjë 20 mijë denarë, duke mos precizuar me afate se kur e njejta do të bëhet 18 mijë, shkruan PA CENSURË.
Ministrja për Punë dhe Politikë Sociale, Jovanka Trençevska në konferencën e sotme për shtyp tha se qëllimi i Qeverisë është të rris pagën minimale në 18 mijë denarë. Trençevska tha se deri në fund të mandatit, ekzekutivi aktual ka për qëllim të rris pagën minimale në 20 mijë denarë.
“Premtimi i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut është që paga minimale të rritet në afat sa më të shkurtër në 18 mijë denarë, ndërsa deri në fund të mandatit të rrisim pagën minimale deri në 20 mijë denarë. Do të hapim dialog në suaza të Këshillit Socio-Ekonomik, që me partnerët socialë, sindikatat dhe punëdhënësit, si qëllim përmes dialogut të arrijmë në zgjidhjen më të volitshme edhe për punëtorët edhe për punëdhënësit”, tha mes tjerash Trençevska.
LSM ndërkohë sot ka thënë se paga minimale duhet të rritet që nga dita e nesërme.
“Deputeët që nesër të ulen dhe ta votojnë ligjin për pagën minimale dhe e njejta nga ky muaj të jetë e rritur 18 mijë denarë, e me këtë do të rriten edhe pagat tjera” kërkoi kryetari i LSM-së, Darko Dimovski./pacensurë/

Baby Boo