Qeveria po mendohet për Postën e Maqedonisë, vendimi përfundimtar në fillim të vitit 2021


Qeveria ende nuk ka vendosur përfundimisht për fatin e Postës së Maqedonisë. Janë dy opsione. Ose të privatizohet, ose të bëhet me partneritet publiko-privat, thotë zëvendëskryeministri i Qeverisë Fatmir Bytyqi.
“Modeli i cili do të zgjidhet është partneriteti privato -publik ose eventualisht privatizimi. Është një proces që sapo ka filluar”, deklaroi Fatmir Bytyqi – zv/kryeministër.

Sipas Bytyqit procedura po shkon ngadalë dhe për momentin po bëhen gati dokumentacionet e duhura, ndërsa, sic shtoi vendimi përfundimtar do të jetë në fillim të vitit 2021.
“Mendoj se diku në çerekun e parë të vitit 2021deri në çerekun e dytë të vitit 2021 do të kemi vendim përfundimtar. Nuk është proces që përfundon në periudhë shumë të shpejtë”, theksoi zv/kryeministri Fatmir Bytyqi.

Barrën për postën do ta mbaj mbi supe Jani Makraduli, i u emërua drejtor në këtë institucion në vend të Ejup Rustemit.
Ndryshe, në maj të këtij viti, raporti i Entit Shtetëror për Revizion, tregoi se nga viti 2012, Posta e Maqedonisë punon me humbje në vlerë prej rreth 10 milionë eurove, prej të cilave 2,5 milion euro janë vetëm të vitit 2018. Edhe përskaj kësaj gjendjeje, Bordi mbikëqyrës i postës ka miratuar lidhje të marrëveshjeve për sigurim menaxherial për 7 drejtorë të postës, gjë që sipas ligjit për Shoqëri Aksionare edhe kanë mundur të mos e bëjnë në kohë të gjendjes së përkeqësuar financiare.

Baby Boo