Qeveria përgatiti ndryshimet dhe plotësimet Ligjit për Marrëdhënie të Punës


Qeveria përgatiti ndryshimet dhe plotësimet Ligjit për Marrëdhënie të Punës
Me kërkesë të Sindikatave dhe në bashkëpunim të ngushtë me Qeverinë, është përgatitur Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për marrëdhëniet e punës. Ky projektligj e përcakton të dielën si ditë pushimi javor, njoftoi zëdhënësi i Qeverisë Muamet Hoxha.

“Me kërkesë të sindikatave dhe në bashkëpunim të ngushtë me Qeverinë është përgatitur Propozim-ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për marrëdhënie të punës. Me këtë propozim definohet se dita e diel është ditë pushimi javor dhe presim që këto ndryshime të miratohet nga ana e Kuvendit të RMV, sepse është në drejtim të avancimit të të drejtave të punëtorëve. Me këtë Propozim-ligj mundësohet që mbi 92% e të punësuarve të pushojnë të dielën dhe me këtë të krijojnë baraspeshë mes jetës private dhe asaj profesionale. Gjithashtu ndryshimet parashikojnë së paku 50% mëditje më të lartë dhe ditë të lirë, për ata që do të punojnë të dielave”, deklaroi Muamet Hoxha, zëdhënës i qeverisë.

Baby Boo