Qeveria paralajmëron masë të re për rritjen e pagave


Kryeministri Zoran Zaev sot pas seancës së Këshillit ekonomik-social paralajmëroi masë të re për ritjen e pagave.

Siç tha Zaev në pres-konferencën nga Qeveria, bëhet fjalë për masë direkte finansiare 30% nga rritja e bruto pagave të punëtorëve.

Kushtet për këtë masë, siç tha kryeministri i plotësojnë rreth 15,000 kompani dhe 50,000 punëtor.

Qëllimi është që të rriten pagat dhe qytetarët të kenë më shumë para, tha Zaev dhe apeloi deri tek firmat që të i rrisin pagat dhe të aplikojnë për masat e Qeverisë sepse siç përfundoi shteti është këtu për të ndihmuar.

Facebook Twitter

Baby Boo