Qeveria nuk ka biseduar për vazhdimin e regjistrimit, fjalën e fundit e ka ESHS


Në seancën e djeshme qeveritare nuk u bisedua për vazhdimin e regjistrimit. Fjalën e fundit rreth vazhdimit do ta ketë Enti Shtetëror i Statistikës, tha sot zëdhënësi i Qeverisë, Dushko Arsovski.

Ai në konferencën për shtyp në pyetjen e gazetarëve theksoi se të gjitha kapacitetet janë drejtuar drejt asaj të përfundojë operacioni në afatin ligjor, gjegjësisht deri nesër në mbrëmje.
Siç tha, për momentin janë duke u bërë verifikimet finale për qytetarë eventualisht të tejkaluar dhe do të mbyllen qarqet regjistruese në Shkup.

“Fjalën e fundit do ta ketë Enti Shtetëror për Statistikë, informacionet që atje janë se për dy ditë jo të plota deri në përfundimin terrenerot në të gjithë territorin e shtetit janë duke u bërë verifikimet finale për qytetarë eventualisht të tejkaluar dhe tashmë janë duke u mbyllur qarqet regjistruese në Shkup, ku ka koncentrim më të madh të popullatës”, shtoi zëdhënësi i Qeverisë.

Siç tha Arsovski, të gjitha kapacitetet në dispozicion të regjistruesve janë në terren dhe i vizitojnë amvisëritë të cilat deri më tani nuk janë vizituar.
Ky aktivitet do të zbatohet deri në fund të regjistrimit, që është nesër, e enjte deri në orën 20.

Baby Boo