Qeveria nuk dhuron automjete por vepron sipas detyrimeve që dalin nga Ligji i Qeverisë


Lidhur me informacionet në media për të drejtat e ish kryeministrave, Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut e njofton opinionin se vepron ekskluzivisht sipas detyrimeve që dalin nga Ligji i Qeverisë.
Përkatësisht, me ndryshimet e realizuara në vitin 2016, Qeveria është e detyruar që të sigurojë përdorimin e automjetit, shoferit, si dhe mbrojtjen e sigurisë së ish Kryetarit të Qeverisë, për të njëjtën periudhë sa i ka zgjatur mandati.
Qeveria nuk ka të drejtë, as nuk ekziston mundësi e tillë ligjore apo detyrim, që t’i dhurojë automjet cilitdo ish kryeministër apo tjetër funksionar.

Baby Boo