Qeveria njofton ndryshime në Ligjin e Bankave


Qeveria nuk zbulon se në cilin drejtim do të ndryshohet Ligji për Bankat pasi Kushtetuesja e shfuqizoi nenin 163 të ligjit me të cilin Fondi i Sigurimit të Depozitave ishte i pari që arkëton kërkesat nga shuma e falimentuar kur një bankë shuhet. Qeveria do e presë Ministrinë e Financave që në dy javët e ardhshme të përgatit ndryshime në ligjin ekzistues në mënyrë që të korrigjojë vakumin ligjor të krijuar nga vendimi i Kushtetueses.

Ministria e Financave duhet të përgatisë ndryshime në Ligjin për Bankat brenda 15 ditësh, në mënyrë që vakumi ligjor i krijuar pas shfuqizimit të nenit 163 të parashikohet në ligjin e ri. Pas 15 ditësh, Qeveria do të debatojë mbi propozimin e Ministrisë së Financave dhe do sjellë konkluzion – deklaroi Muhamet Hoxha – Zëdhënës i Qeverisë së RMV-së.

Frika e opinionit pas ndryshimit të nenit ishte se Fondi nuk do të jetë në gjendje të paguajë depozitat e kursimeve të qytetarëve nëse një bankë falimenton, gjë që nga ana tjetër mund të ndikojë negativisht në sektorin bankar, veçanërisht në fushën e kursimeve. Banka Popullore siguron që shfuqizimi i këtij neni nuk do të ketë ndikim negativ në sektorin bankar.
Vendimi i Gjykatës Kushtetuese nuk duhet të kontekstualizohet me gjendjen dhe stabilitetin e sistemit bankar. Situata në sistemin bankar vlerësohet përmes parametrave kryesorë për funksionimin e tij dhe ato mbeten të volitshme në fund të tremujorit të parë të këtij viti -njoftojnë nga Banka Popullore.

Fondi i Sigurimit të Depozitave është pronë e shtetit në mënyrë që të dëmshpërblejë qytetarët që kanë depozitë kursimesh në bankë deri në 30 mijë euro dhe i mbledh paratë duke arkëtuar premitë e sigurimit nga kreditë. Nëse një bankë falimenton, Fondi ka të drejtë ta kërkojë atë shumë nga masa e falimentimit të bankës dhe pastaj t’i paguajë kreditorët që kanë depozita mbi 30 mijë euro nëse ka para nga masa e falimentimit. Duke shfuqizuar nenin 163, Fondi do të jetë në një pozitë të barabartë me kreditorët e tjerë, përkatësisht nga masa e falimentimit njëkohësisht do të paguhen kreditorët dhe kërkesat e fondit.

Baby Boo