Qeveria: Ngjarjet solemne me rastin e festës së Ilindenit, do të mbahen në kushte të veçanta


Këshillit organizativ për shënimin e festave pranë Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, në koordinim me Presidentin dhe kryetarin e Kuvendit, kanë përgatitur kushte për zbatimin e rekomandimeve nga protokolli i Komisionit për Mbrojte nga Sëmundjet Ngjitëse. Këto kushte këtë vit, për shkak të pandemisë me COVID-19, përfshin numrin e madh të pjesëmarrësve, organizimin shëndetësor-sigurisë në vendet ku do të mbahen ngjarjet solemne, transporti dhe lëvizja deri te lokacionet dhe vendet për vizitorët dhe pjesëmarrësit, duke siguruar distancë fizike dhe mbrojtje.

“Për plotësimin e rekomandimeve nga protokolli këtë vit, përmbajtjet e programeve për shënime kanë rënë në minimum, vetëm duke vendosur kurora me lule të freskëta në memoriale, me fjalime, por pa program tradicional kulturor – artistik edhe pa tubime masive të qytetarëve në ambient të hapur dhe të hotelerisë”.
“Në këto kushte, këtë vit, solemnitetet me rastin e 2 Gushtit – Ditës së Republikës (Ilinden) 2020, me të cilën do të shënohet 76 vjetori nga Mbledhja e ASNOM-it dhe 117 vjetori nga Kryengritja e Ilindenit, do të jenë me këtë renditje:

-Presidenti i shtetit, Stevo Pendarovski do të mbajë fjalim në Qendrën përkujtimore në Pelince;
-Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi do ti udhëheqë ngjarjet në Krushevë, në Meçkin Kamen;
-Kryetari i Qeverisë, Oliver Spasovski, do të mbajë fjalim në ngjarjen solemne në Shkup”, thonë nga Qeveria.

Ata shtojnë se edhe këtë vit, si pjesë e programit zyrtar për shënimin e festës solemne janë përfshirë edhe përmbajtjet nga Smileva, me të cilat do të festohen 117 vjet nga Ilindeni dhe 78 vjet nga aksioni i parë i luftës në njësitë partizane “Dame Gruev” në rajonin e Manastirit dhe Prespës. Programi i përgjithshëm për shënimin solemn të festës shtetërore 2 Gusht – Ditës së Republikës (Ilinden) nga Pelince, Krusheva dhe Shkupi do të transmetohet drejtpërdrejt në Radio-Televizionin Nacional.

Baby Boo