Qeveria miraton ndryshimet kushtetuese


Qeveria e Maqedonisë i ka miratuar draft-amendamentet për ndryshimet kushtetuese, pasi që paraprakisht të njëjtat i ka harmonizuar me kërkesat e grupit të deputetëve të përjashtuar nga VMRO-DPMNE për shkak votimit “për” ndryshimet kushtetuese, ndërkaq si risi do të jetë futja e Marrëveshjes së Ohrit në Preambulë.

“Amendamenti i parë ka të bëjë me ndryshimin emrit të Maqedonisë me emrin Republika e Maqedonisë së veriut në tërë Kushtetutën. Amendamenti i dytë ka të bëjë me shtimin e Marrëveshjes Kornizë të Ohrit dhe mendoj se ky vendim është korrekt, ndërkaq amendamenti i tretë thotë se Republika e Maqedonisë do ta respektojë integritetin territorial të shteteve tjera. Me amendamentin e katërt mbrohet popullata e Maqedonisë që jetojnë jashtë vendit, pa u përzier në punët e brendshme të shteteve”, tha Zaev, transmeton Albeu.

Në pyetjen gazetareske se pse e kanë vendosur Marrëveshjen e Ohrit në Preambulë, kryeministri tha se në debat me deputetët kanë vendosur që tanimë kur hapet Kushtetuta, duhet që të shtohet edhe ky dokument i rëndësishëm, i cili edhe ashtu është i përfshirë në tërë Kushtetutën.

Me ndryshimet e reja parashihet që Marrëveshja e Ohrit dhe vendimet e KAÇKM-së të futen në Preambulë.

Baby Boo