Qeveria me premtim të ri për hapjen e kufirit Llojan-Miratoc


Pas 10 viteve premtime, Qeveria merr vendim të fillojë procedura për hapjen e kufirit me Serbinë, në vendkalimin Llojan-Miratoc, raporton TV ALSAT. Projekti është i financuar nga ambasada Norvegjeze në Maqedoninë e Veriut. Megjithatë, vendimi i sotëm mbi premtimet e një pas njëshme të Qeverisë për hapjen e kufirit në fjalë, hap dilemën nëse deri më tani Qeveria ka pasur ose jo plan konkret. Kujtojmë disa premtime të funksionarëve të BDI-së ndër vite, duke filluar nga kreu i BDI-së Ali Ahmeti nga viti 2011 e këndej.

“Në këtë mandat do të realizohen vepra konkrete infrastrukturore që do ta përmirësojnë dukshëm jetën e qytetarëve, duke krijuar kushte më të mira ekonomike. Hapja e vendkalimit kufitar Bellanoc-Stançiq, Llojan-Miratovc- kishte thënë Ali Ahmeti, Kryetar i BDI-së (07.09.2011)

“Besoj dhe shpresoj se shumë shpejtë do ta na informojnë dhe ajo rrugë do të rrumbullaksohet për në kufi- kishte thënë Sadulla Duraku, Nënkrytar i BDI-së (Kryetar i Komunës së Likovës, 2012)

“Premtimet tona në fushatë parazgjedhore kanë qenë se çështja e parë që do ta bëjmë në ktë mandat është pikërisht hapja e këtij vendkalimi kufitar- kishte premtuar Rexhail Ismaili, Deputet i BDI-së(24.09.2011).

“Edhe për këtë aks rrugorë pra Llojan-Miratoc, në programin e Agjencisë për rrugë shtetërore është paraparë që të ndërtohet për vitin 2012- kishte thënë Tahir Hani, BDI(26.08.2011).

Së fundi zëdhënësi i BDI-së, duke folur në cilësinë e zëvendëskryeministrit për Çështje Evropiane akuzoi palën serbe për mungesë interesi në hapjen e këtij vendkalimi kufitar.

“Për momentin qëndrimi zyrtar i Serbisë për vendkalimin kufitar Llojan-Miratoc është se ata nuk kanë interes për të hapur këtë pikë kufitare sepse vlerësojnë se nuk sjell kosto evefktive- kishte deklaruar Bujar Osmani, Zëdhënës i BDI-së (13.06.2019).

Pas deklaratës së Osmanit reagoi ambasada serbe nga ku theksuan se nuk bëhet fjalë për mungesë interesi por për çështje strategjike, duke potencuar prezencën e vendkalimit aktual në Tabanoc. Projekti i vendkalimit kufitar mes Lljoanit dhe Miratocit ka qenë njëri ndër premtimet më të mëdha të BDI-së në çdo cikël zgjedhorë, aq sa së fundi u shndërrua edhe në satirë me një banor nga fshati Llojan i cili që në vitin 2011 kishte deklaruar se ky vendkalim nuk do të hapet nga siç thoshte polikanët e korruptuar.

Baby Boo