Qeveria legalizon Medresen Isa Beu në Shkup

SHKUP (AA) - Me rastin e 30-vjetorit të maturës të gjeneratës së parë të Medresesë “Isa Beu” – Shkup, në hapësirat kësaj medreseja është mbajtur një takim i përbashkët i të diplomuarve të gjeneratës së parë të kësaj shkolle të mesme profesionale. ( Besar Ademi - Anadolu Agency )

Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka vendosur që të akreditojë Medresen Isa Beu në Shkup, diplomat e të cilës nuk janë njohur deri tash nga institucionet shtetërore arsimore. Lajmin e bëri të ditur kreu i Bashkësisë Fetare Islame, Shaqir Fetahu.

“Në seancën e 75 të Qeverisë u miratuan vendimet e rëndësishme, ndër të cilat edhe: Mendimi mbi Propozim ligjin për Institucionet e arsimit të mesëm të Bashkësive fetare. Faleminderit të gjithëve”!, ka shkruar Fetahu. /SHENJA/

Baby Boo