Qeveria kritikohet për marrëveshjen e energjisë me Serbinë, deputeti VV-së i del në mbrojtje


Reagime të shumta u bënë për marrëveshjen e energjisë që është arritur të martën në Bruksel mes Kosovës dhe Serbisë. Krahas reagimeve pati edhe kritika ndaj Vetëvendosjes, e cila në kohën sa ishte në opozitë e kishte kundërshtuar këtë marrëveshje e cila ishte arritur në 2013-tën e që ishte konfirmuar dy vite më pas, pra më 2015-të. Por partisë në pushtet, i doli në mbrojtje deputeti i saj, Dimal Basha.

Në fund të gjitha pikave të arsyetimit Basha ka thënë se e rëndësishmja është se tani nuk do të paguhet fatura e qytetarëve serbë në veri të vendit, e krejt kjo sipas tij falë Qeverisë Kurti.
Postimi i plotë i Bashës:

Ku bre pe gjeni gjithë këtë energji me kundërshtu pas krejt berllokut që e keni ba?
Qe shkurt,

🔲 A është marrëveshja e mire?
▪️Paj shumicën e marrëveshjeve që i keni ba janë kriminale. Bacën Izet që kurrë marrëveshje s’ka ba, ma mirë se ju e kish ba, edhe e di që ne se kishim nënshkru kurrë si të tillë, por ja që ju e keni ba krejt këtë berllok që naj keni lanë neve tash!

🔲 A kemi ba mirë që e kemi nënshkru këtë udhëzues?
▪️ A e dini që deri sot kemi pagu mbi 200 milion euro përfaturat e serbëve në veri, për shkak se nuk ju kanë respektu as juve dhe as marrëveshjen, dhe prapë dilni folni!

🔲 Meqenëse po doni m’i marrë meritat, a ban një pyetje?
▪️PSE nuk e keni implementu KURRË meqenëse e keni nënshkru në vitin 2013, por keni pritë me pagu 200 milion euro? Marrëveshja në letër keni nënshkru plotë, por implementim kurrë, se NUK ju kanë respektu kurrë. A e dini që e keni leju Vuqiçin m’i mbajtë zgjedhjet në Kosovë, edhe prapë kurrë s’iu ka marrë parasysh!

🟢 Qytetarët e kanë me rëndësi një send, që tash ne nuk kemi me pagu më faturën e serbëve në veri, dhe kjo falë Qeverisë Kurti. Pikë!

Baby Boo