Qeveria kërkon t’i falet bu*rgu Sead Koçanit (DOKUMENT)


Ministri i Drejtësisë, Bojan Mariçiq i propozon presidentit që Sead Koçan të falet për 6 muaj nga koha e mbetur në bu*rg, i dënuar për veprën penale “keqpërdorim i procedurës për thirrje publik”.
Dokumenti deri tek i cili ka arritur Televizionit Alsat potencon se kërkohet falje e pjesshme.

“Pjesërisht të lirohet nga vuajtje e mëtejme e dënimit me bu*rg, përkatësisht për 6 muaj”.
“Dë*nimin me bu*rg ka filluar ta vuaj nga data 01.08.2019, ndërsa dënimi i përfundon më 01.04.2024. Nga dënimi i shqiptuar i dënuari ka vuajtur 2 vite dhe 5 muaj. Nga 01.01.2022 duhet të mbaj edhe 2 vite dhe 3 muaj bu*rg”, thuhet në Kërkesën për falje.

Baby Boo