Qeveria ka gati protokollin e dasmave, ndalohet rreptësisht përshëndja me të ftuarit


Qeveria e ka të gatshëm protokollin se si duhet të organizohen dasmat.
I njëjti përmban instruksione të detajuara dhe strikte se çfarë duhet të bëjnë organizatorët e dasmës, dasmorët dhe këngëtarët.
Theks të veçantë është vendosur tek përshëndetjet mes mysafirëve, e cila rreptësisht ndalohet, ndërsa paralelisht me të ndalohet edhe kontakti fizik mes mysafirëve.

Muhamet Hoxha, zëdhënës i Qeverisë
“Procedura standarde e cila veçse tani më është vendosur, që do të thotë në hyrje të vendoset dezinfektues dhe të matet temperatura. Hapësira në tarracat verore duhet të jenë të hapura në tre anët”.
Muzika, gjegjësisht angazhimi i artistëve të estradës është i lejuar vetëm gjatë organizimit të dasmave, të cilët duhet të jenë në largësi prej së paku 5 metrave nga tavolina më e afërt dhe nuk guxojnë të lëvizin dhe këndojnë në mesin e mysafirëve.

Më tej, lejohet vallëzimi në hapësirë të siguruar prej 4 metra katror për person, duke respektuar distancën e rekomanduar.
Lidhur me përgjegjësinë e organizatorit të dasmës dhe ahengjeve të tjera festive dhe menaxherëve të objekteve gastronomike Hoxha mes tjerash deklaroi se organizatori ka për obligim të dorëzoj listën e mysafirëve deri tek menaxheri i restorantit ku mbahet dasma.

Muhamet Hoxha, zëdhënës i Qeverisë
“Gjithashtu organizatori ka për obligim që t’i njoftojë të gjithë mysafirët me masat e parashikuara në këtë protokoll”.
Menaxheri i objektit gastronomik është i obliguar ta regjistrojë dhe paraqesë festën në Odën e gastronomëve e cila udhëheq me regjistrin e dasmave dhe festave.

Poashtu, muzikantë mund të ketë, por duhet të qëndrojnë pesë metra larg tavolinës më të afërt. Ata nuk do të lejohet që të lëvizin afër mysafirëve, as të këndojnë afër tyre.Sipas protokollit, në dasmë mund të këndojnë vetëm artistë të estradës që janë të licencuar.
Pas përfundimit të dasmës, e detyrueshme është të bëhet pastrim mekanik dhe dezinfektim i objektit.
Me lehtësimin e masave, u lejuar organizimi i dasmave vetëm në ambiente të hapura.Numri i mysafirëve nuk duhet të jetë më shumë se 50% e kapacitetit të ambientit, por jo më shumë se 100 mysafirë.

Baby Boo