Qeveria i publikoi protokollet për hapjen e shkollave


Qeveria në mbledhjen e sotme miratoi disa vendime për hapjen e shkollave dhe mbarëvajtjen e mësimit për vitin e ri shkollor. Vendimi i parë ka të bëjë me protokollet e miratuara për mësimin me prezencë fizike për shkollat fillore dhe të mesme. Qeveria vendosi që viti shkollorë të fillojë më 1 tetor në vend të 1 shtatorit. “Nëse gjendja epidemiologjike bëhet stabile, do të lejojmë kthim gradual me prezencë fizike edhe në paralelet tjera. Qëllimi është që nxënësit të kenë mësim të kombinuar dhe kjo të vijë gradualisht. Nga 1 tetori në shkollë do të shkojnë vetëm nxënësit nga klasa e 1 deri në klasën e 3, ndërsa do të ketë mësim të obliguar online për nxënësit nga klasa e 4 deri në klasën e 9 dhe për shkollat e mesme, nga viti i parë deri në vitin e katër.

Baby Boo