Qeveria i jep edhe një tender deputetit të amnistuar, Mukoski


Kompania e vëllait të deputetit të aministuar të VMRO-DPMNE, Krsto Mukoski, ka marrë një tjetër tender nga Ministria e Arsimit me vlerë mbi 100,000 euro, që do të realizohet gjatë këtij viti.

Kompania e vëllait të deputetit nga Vevçani e njohur me emrin “Atrium” duhet të rinovojë një shkollë fillore në Probishtip. Për rehabilitimin e 13 shkollave në të gjithë vendin, Ministria e Arsimit planifikon të shpenzojë rreth 1.5 milion euro të ndara në 13 kompani.

Përndryshe, ky është tenderi i gjashtë për gjashtë muaj për firmën e vëllait të Mukoskit, me vlerën e marrëveshjeve të biznesit të “Atrium” me shtetin që ngjitet në gati 1.1 milion euro. Mukovski është deputeti që votoi ndryshimet kushtetuese për emrin, ndërsa në këmbim të saj ai fitoi amnisti. Mukovski ishte deputeti kryesor i VMRO-DPMNE që hapi dyert e Kuvendit mbrëmjen e 27 prillit, kur turma të organizuara sulmuan deputetët e qeverisjes së re.

Baby Boo