Qeveria ftoi opozitën “të zhbll*okojë Kuvendin”


Qeveria sonte u bëri thirrje deputetëve të cilët po e bll*okojnë punën e Kuvendit që të tërhiqen nga ajo mënyrë destruktive e veprimit, sepse me atë i sjellin dëme serioze qytetarëve dhe shtetit.

“Janë bllokuar disa nga masat nga pakoja e katërt dhe e pestë për të cilat janë të domosdoshme ndryshime ligjore në mënyrë që të realizohen zgjidhjet për qëndrueshmëri të ekonomisë, për shpëtim të vendeve të punës dhe zbatim të kujdesit që askush të mos lihet pas dore. Në proces inkluziv, me konsultim të të gjitha palëve të prekura deri më tani janë kahëzuar rreth 1 miliardë e 300 milionë euro ndaj qytetarëve dhe ekonomisë që të sigurojmë qëndrueshmëri stabile të ekonomisë me potencial për revitalizim”, ceket në kumtesën e Shërbimit qeveritar për shtyp.

Qeveria thekson se deputetët opozitarë duhet të pranojnë se bëhet fjalë për moment jashtëzakonisht të ndjeshëm dhe se kanë përgjegjësi para qytetarëve që të tejkalohet kjo situate me zhbllokim të procesit kuvendor dhe Kuvendi sa më parë t’I miratojë ndryshimet ligjore në mënyrë që të vihen në funksion masat nga pakot antikovid, të cilat janë me rëndësi të jashtëzakonshme për qytetarët dhe ekonominë.

“Në situate të njejtë janë vënë edhe zgjidhej të tjera ligjore me bll*okime nga qindra apo mijëra amandamente siç janë Ligji për nëpunësit administrative, Ligji për arsim të lartë, Ligji për punë të brendshme, Ligji për marrëdhënie të punës, ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për mbrojtje shëndetësore., Ligji për trashëgimi kulturore dhe Ligji për interes publik në kulturë, Ligji për Qendrën klinike. Qeveria e Republikës së Maqedonisë bën thirrje që foltorja e Kuvendit të jetë vend për debate, ide dhe amandamente konstruktive për zgjidhje më të mira ligjore në interes të popullit dhe shtetit”, potencohet në kumtesë.

Baby Boo