Qeveria e RMV: 0% import, në 24 orët e fundit EMV prodhoi energji elektrike për amvisëri dhe konsumatorë të vegjël


Qeveria e Maqedonisë së Veriut njofton se SHA EMV gjatë natës së kaluar nuk ka importuar energji elektrike, por ka përmbushur në tërësi nevojat e amvisërive dhe konsumatorëve nga kapacitetet e veta.

“SHA EMV ka prodhuar 10.709 MWh energji elektrike me 23.10.2022.

Në termocentralet janë prodhuar 6.896 MWh, ndërsa në hidrocentralet dhe në parkun e erës të Bogdancit janë prodhuar 3.813 MWh.

SH.A. EMV gjatë ditës dhe natës së kaluar ka përmbushur plotësisht nevojat për energji elektrike të amvisërive dhe konsumatorëve të vegjël ekskluzivisht nga kapacitetet e veta, vendore”, njoftojnë nga Qeveria.

Baby Boo