Qeveria e re e Maqedonisë paralajmëron pensionim parakohe në maksimum deri pesë vjet


Mandatari për kryeministër Zoran Zaev sot njoftoi miratimin e një ligji të ri për pensionim.
Sipas Zaev, të ardhurat në Fondin e Sigurimit Pensional janë në rritje, kështu që ekziston mundësi për qytetarët që duan të dalin në pension më herët, ta bëjnë këtë përmes blerjes së stazhit. Sidoqoftë, informacioni fillestar është se ata nuk do të mund të blejnë më shumë se 5 vjet stazh.

“Ne e kemi këtë sepse të ardhurat në fondin pensional rriten edhe në kohë të krizës me coronavirus, nga shtatë deri në tetë përqind. Para krizës, ata u rritën në 12-13 përqind. Fondi, siç e dini, është i stabilizuar dhe ka një mundësi të tillë”, tha Zaev.
Paralajmërimet janë se pensioni minimal në periudhën në vijim do të jetë 10.700 denarë.

Baby Boo