Qeveria e Maqedonisë: Propozim-ligji për rrogën minimale me procedurë të përshpejtuar

Qeveria e Maqedonisë, në seancën që u mbajt dje është dakorduar që propozim-ligjin për rritjen e pagës minimale ta miratojë me procedurë të përshpejtuar.

Baby Boo Tinex

Sipas zëdhënësit të Qeverisë, Muhamet Hoxha, ky propozim ligj ka për qëllim të rrit standardin ekonomik të Maqedonisë, raporton portalb.com.

“Ministrat e Qeverisë së Maqedonisë janë dakorduar që propozim ligji për ndryshimin dhe plotësimin e pagës minimale të miratohet me procedurë të përshpejtuar. Nëpërmjet këtij propozim-ligji rregullohet vlera e pagave më të larta se paga minimale që është në shtetin tonë. Qëllimi është të nxiten punëdhënësit, punonjësit që të paguajnë paga me vlerë më të larta. Synimi është edhe të përmirësohet standardi ekonomik”, tha Hoxha.

Restorant Lumare