Qeveria e Maqedonisë po bën gati masat për ndalim dhe kufizim të lëvizjes


Qeveria në seancën e sotme ngarkoi Komisionin për sëmundje infektive pranë Ministrisë së Shëndetësisë që të përgatisë një propozim të detajuar me masa dhe udhëzime më të rrepta kufizuese në lidhje me parandalimin dhe përhapjen e koronavirusit,(ndalim-regjim special i lëvizjes në territorin e RMV-së, gjatë ditës dhe natës,organizim i transportit publik) dhe t’i dorëzojë në seancën e nesërme.

Në seancën e nesërme të Qeverisë do të marrin pjesë edhe dy epidemiologë që do të caktohen nga ministri, Venko Filipçe me qëllim që t’i shtjellojnë masat e marra.

Njëkohësisht, obligohen Ministria e Punëve të Brendshme, Ministria e Mbrojtjes dhe Armata e Republikës që të përgatisin plan të detajuar operativ për zbatimin e masave më të rrepta kufizuese që duhet të merren nga Qeveria për të parandaluar, përhapjen e Covid-19.

Gjithashtu Ministria e Brendshme, Ministria e Mbrojtjes dhe Ushtria, brenda kompetencave të tyre, janë të detyruar të zbatojnë menjëherë masat dhe rekomandimet e miratuara deri më tani nga Qeveria.

Sipas konkluzioneve të Qeverisë, të gjithë personat që nuk respektojnë masën e izolimit duhet të vendosen në karantinë shtetërore dhe kundër tyre të fillohet veprimi i duhur. Harxhimet për qëndrimin në karantinën shtetërore do të jenë mbi personin i cili nuk ka respektuar masën.

Për këtë qëllim, Ministria e Drejtësisë është e detyruar, në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë, të përgatisë një dekret të përshtatshëm dhe të standardizojë me ligj të gjithë procedurën për zbatimin e karantinës shtetërore

Baby Boo