Qeveria e Maqedonisë përgatitet të hapë pikë të re kufitare me Serbinë


Qeveria e Maqedonisë e ka miratuar informatën për nevojën e fillimit të procedurës për nisjen e bisedimeve për nënshkrimin e marrëveshjes mes Qeverisë së Maqedonisë dhe Serbisë për vendosjen e një pike të re kufitare për rrugë komunikacioni ndërkombëtar “Tabanovcë” Republika e Maqedonisë dhe Preshevë, Republika e Serbisë, njofton Portalb.mk.

“Bisedimet do t’i udhëheq grupi punues dhe e njëjta është e obliguar që në afat prej 30 ditëve ta informojë Qeverinë e Republikës së Maqedonisë për bisedimet e jashtëzakonshme gjatë konceptimit të draft tekstit të marrëveshjes mes dy qeverive për vendosjen e pikës kufitare ose “one-stop-shop”, informojnë nga Qeveria.

Baby Boo