Qeveria e Kosovës hap ‘markete’ ushqimore në Veri të Mitrovicës, pas ‘krizës humanitare’


Kryeministri ivendit, Ramush Haradinaj ka bërë të ditur se Qeveria e Kosovës mbron qytetarët në veri, duke hapur pikat shitëse në bashkëpunim me bizneset kosovare. 

“Simulimi i katastrofës humanitare nga ana e Serbisë, është një tjetër përpjekje e dështuar per destabilizim. Pas demaskimit të këtij skenari, të paralajmëruar kohë më pare, Qeveria e vendit, mbetet e përkushtuar per të ofruar siguri per gjithë qytetarët e saj, pa dallim!”, tha Haradinaj. Kryeministri shtoi se në bashkëpunim te ngushtë me komunitetin e biznesit ne Republikën e Kosovës dhe pas konsultave me të gjitha institucionet përkatëse, është organizuar hapja e pikave te perkohshme shitëse me pakicë në veriun e vendit. 

“Ky aksion, i koordinuardhe planifikuar, ka per qëllim ofrimin e të gjitha produkteve elementare per banorët e asaj ane.Sot, edhe njëherë u kemi dhënë përgjigjen institucionale, të gjitha veprimeve të orkestruara nga Serbia, përgjigje e cila vulosë sovranitetin e vendit, solidaritetin qytetarë, përgjegjësinë dhe kujdesin e Qeverisë së Republikës së Kosovës ndaj të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës”, shtoi Haradinaj. 

I pari i Qeverisë së Kosoves tha se asnje qytetarë i Kosovës nuk do tëjetë viktimë e luftës speciale që orkestrohet nga agjentë tëjashtëm. 

“Kosova është shtet që ne e ndajmë bashkë si shoqëri!”, përfundoi ai

Baby Boo