Qeveria do të ndjekë lajmet e rrejshme në rrjetet sociale


Qeveria gjatë heshtjes para deklarimit për referendumin më 30 shtator do t’i ndjekë informacionet që plasohen në rrjetet sociale dhe nëse konfirmohet se ato paraqesin informacione të rreme dhe propagandë, në kanalet e tyre zyrtare të komunikimit në rrjetet sociale do të kumtojë se janë të pasakta me qëllim që të pengojë të ndikojnë në mënyrë manipuluese ndaj qytetarëve.
Zëdhënësi i Qeverisë në konferencën e sotme për shtyp, tregoi në përvojën e cila, gjatë fushatës publike ka treguar prani të theksuar dhe përhapje të lajmeve të rreme, dezinformata dhe gjuhë të urrejtjes, si dhe krijim të lajmeve në bazë të gjysmë informacioneve, që, thotë, paraqet minim të thellë të proceseve demokratike në shtet, përhapje të diskriminimit dhe urrejtje në dëm pikërisht të qytetarëve, si dhe diskreditim të institucioneve.
Ai theksoi se Qeveria në pajtim me parimin për qeverisje të mirë dhe në drejtim të asaj se është palë e cenueshme në procesin e referendumit, do ta respektojë heshtjen parazgjedhore dhe do të përmbahet nga aktivitetet të cilat kanë lidhshmëri me referendumin dhe me deklarimin e qytetarëve në 48 orët e ardhshme duke filluar nga mesnata.
“Në pajtim me rekomandimet e Këshillit të Evropës, OSBE-së dhe organizatave ndërkombëtare me qëllim të sigurimit të mbrojtjes së lirisë së shprehjes dhe për shuarjen e lajmeve të rreme dhe propagandës dëshirojmë të themi se Qeveria është tërësisht e vetëdijshme se hapësira e mediave sociale është e ekspozuar në krijimin e lajmeve të rreme dhe dezinformatave me qëllim të tentimit të manipulimit të qytetarëve të RM-së. Duke e pasur parasysh dënim ndaj interesit publik që mund të shkaktohet nga propaganda e rreme gjatë heshtjes zgjedhore, Qeveria paralajmëron se nuk do të lejojë që qytetarët të ekspozohen në lajme të rreme. Do t’i kontrollojë faktet dhe do t’i prezantojmë si Qeveri para qytetarëve të RM-së”, tha Boshnjakovski.
Njëherit, shtoi, gjatë heshtjes së referendumit, çdo publikim i cili do të detektohet se është i rremë ose dezinformatë ose, madje është gjysmë e vërtetë në fillim do të identifikohet në mënyrë adekuate dhe do të shpallet se e njëjta është jo e saktë në kanalet zyrtare të komunikimit të Qeverisë: në profilin në tuiter @portparolnavrm, si dhe në faqen zyrtare të Qeverisë në Fejsbuk, tha zëdhënësi Boshnjakovski.
Ai apeloi edhe deri tek qytetarët që të gjitha lajmet dhe informacionet gjatë heshtje t’i pranojnë me vëmendje të veçantë, t’i kushtojnë vëmendje burimit prej ku vijnë informacionet dhe të kontrollojnë çdo lajm që iu duket e pazakontë dhe sensacionale./Pacensure

Baby Boo