Qeveria do të blejë edhe 45 automjete të reja


Qeveria e Maqedonisë Veriore miratoi informacionin mbi nevojën për prokurimin e automjeteve motorike nga Zyra për Çështje të Përgjithshme dhe të Përbashkëta dhe e udhëzoi atë të fillojë një procedurë shumë-vjeçare të prokurimit publik për 45 automjete motorike.
Përmes operacionit qiradhënës (qira biznesi) me kohëzgjatje prej 36 muajsh, njoftojnë nga shërbimi për shtyp i Qeverisë.

“Ky vendim është marrë bazuar në karakteristikat e të gjitha mënyrave të mundshme të konsideruara për prokurimin e automjeteve motorike, detyrimet që rrjedhin prej tyre, si dhe nga aspekti i zbatimit eksperimental të qirasë operative deri më tani, dhe në përputhje me të gjitha informacionet.
Qeveria ka pranuar opsioni e Zyrës për Çështje të Përgjithshme se më mirë është kryerja e një prokurimi publik shumëvjeçar të automjeteve përmes qirasë operacionale për shkak të obligimeve më të ulëta financiare”, thonë Qeveria.

Baby Boo