Qeveria do të bëj rishikimin e Buxhetit


Me rishikimin e parë të buxhetit për këtë vit, qeveria planifikon të shpenzojë edhe treqind milion euro shtesë nga sa ishte planifikuar fillimisht. Pjesa e shpenzimeve të buxhetit është rritur për 8.6 për qind ose tani do të arrijë në 4.3 miliardë euro. Me rishikimin e buxhetit, Qeveria ndau para nga thesari i shtetit për pagesën e K-15 për punonjësit në administratë. Sipas Kryeministrit Zoran Zaev, administratorët duhet të marrin regres vjetor sepse marrëveshja kolektive është nënshkruar që në 2019.

Regresi për pushim vjetor në përputhje me marrëveshjen kolektive për organet e administratës shtetërore, shërbimet profesionale të qeverisë, gjykatat, prokurorinë publike, institucionet përmirësuese -korrektuese dhe arsimore-korrektuese, avokatura e shtetit, komunat, Qyteti i Shkupit, etj. ., gjithashtu këtu përkasin edhe agjencitë, fondet e krijuara nga Kuvendi “
Pjesa e të ardhurave të buxhetit do të rritet për 100 milion euro ose do të jetë 3.6 miliard euro. Me rishikimin pritet të thellohet vrima buxhetore 180 milion euro shtesë, e cili do të arrijë 6.5 për qind të PBV-së.

Financimi i buxhetit dhe deficiti do të realizohet në vlerë prej 43.3 miliardë denarë përmes burimeve të jashtme dhe të brendshme. Në kuadër të pagesave në bazë të borxheve të mëparshme bën pjesë edhe pagesa e Eurobondit nga viti 2014 në shumën prej 500 milion euro që duhen paguar në korrik dhe obligacionet shtetërore në vlerë prej 4.7 miliardë denarë. “
Me rishikimin e buxhetit, qeveria planifikon të ndajë 100 milion euro për masat kovid, 107 milion euro për investimet kapitale. Me planifikimin e arkës së shtetit, parashikimi për rritjen e produktit të brendshëm bruto mbetet siç ishte planifikuar fillimisht ose rritja do të jetë 4.1 përqind.

Baby Boo