Qeveria demanton: “S’ka mundësi ligjore që t’i dhurohet veturë cilitdo ish kryeministër”


Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut ka reaguar lidhur me informacionet në media për të drejtat e ish kryeministrave. Nga ekzekutivi thonë se veprojnë sipas detyrimeve që dalin nga Ligji i Qeverisë.

“Përkatësisht, me ndryshimet e realizuara në vitin 2016, Qeveria është e detyruar që të sigurojë përdorimin e automjetit, shoferit, si dhe mbrojtjen e sigurisë së ish Kryetarit të Qeverisë, për të njëjtën periudhë sa i ka zgjatur mandati. Qeveria nuk ka të drejtë, as nuk ekziston mundësi e tillë ligjore apo detyrim, që t’i dhurojë automjet cilitdo ish kryeministër apo tjetër funksionar”, thuhet në reagim.
Ndryshe, në disa mediume sot është raportuar se “Qeveria do t’i dhurojë veturë ish kryeministrit Zoran Zaev”

Baby Boo